Rajoni

Thaçi nuk tërhiqet

thaciBurime të gazetës Tribuna, të afërta me kryeministrin në detyrë Hashim Thaçi, kanë bërë të ditur se kreu i PDK-së nuk e ka ndërmend që të pranojë formulën, sipas së cilës Isa Mustafa do të bëhej kryeministër, ndërsa vetë Thaçi do të mbetej vetëm deputet.

Sipas të njëjtave burime, në rast se presidentja Jahjaga insiston që të zbatojë mandatin e saj deri më 2016, atëherë Thaçi pretendon që të jetë kryeministër edhe në mandatin e ardhshëm qeverisës.



Sipas të njëjtave burime, në rast të një pamundësie qe këtë ta bëjë me LDK, kreu i PDK-së do të kërkojë që të realizojë këtë qëllim në një formulë tjetër koalicioni me Nismën apo AAK-në, ose të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas të njëjtave burime, Thaçi nuk po gjen arsye se pse të tërhiqet dhe të mundësojë që rivali kryesor i tij në zgjedhje të bëhet kryeministër, pasi është fitues i garës së 8 qershorit dhe nuk ekziston më blloku i te gjitha partive tjera parlamentare që me një zë refuzonin bashkëpunimin me te.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas