Rajoni

Thaçi nuk pret deri në vitin 2016






               Publikuar në : 08:21 - 04/12/14 |
mapo.al

hashim thaci isa mustafaKryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ka shumë shanse të mbetet pa asnjë post kryesor, të paktën për dy vitet e ardhshme, kur i skadon mandatin presidentes Atifete Jahjaga, shkruan sot Koha Ditore.


Ndërsa në deklaratat e pakta zyrtare nga LDK dhe PDK thuhet se gjithçka është në rregull, njerëz të përfshirë brenda procesit shprehen se ka dallime, kryesisht për ndarjen e posteve kryesore.

Megjithatë, partnerët e koalicionit tashmë janë pajtuar për shumicën e pikave të programit.

Për LDK-në, edhe çështja e kryeministrit është punë e kryer, dhe se ai do të jetë Isa Mustafa.

Ndërkaq, ndarja e dikastereve qeveritare dhe emrat e ministrave do të publikohen vetëm pak orë para nënshkrimit të marrëveshjes, në fundjavë.

Burime të gazetës kanë thënë se hezitimet e PDK-së vijnë për shkak të postit të presidentit, në të cilin Thaçi do të donte të ulej qysh tani, kur të krijohen institucionet e reja.



CLOSE
CLOSE
Pas