Politika

Thaçi nuk heq dorë: Lugina e Preshevës po na mbështet, të jemi bashkë pa dallime

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi jo vetëm që nuk heq dorë nga ideja për korrigjim kufijsh por në një farë mënyre e bën të drejtë bashkimin e tre territoreve me shqiptarë në Serbi me Kosovën.

Në një status në “Facebook” Thaçi falënderon liderët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës që po përkrahin siç thotë ai qëllimet e përbashkëta.



Madje ai apelon që kjo e drejtë e bashkimit të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës të bashkojë pa dallime.

“Edhe njëherë i falënderoj liderët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës që po përkrahin arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo e drejtë duhet të na bashkojë pa dallime partiake, ideologjike dhe bindjesh tjera, qoftë nga pozita institucionale, e shoqërisë civile apo e opozitës”, shkruan Thaçi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas