Rajoni

Thaçi këmbëngul për kufijtë: Korrigjim padrejtësive të bëra ndaj shqiptarëve

Presidenti i Kosovës ka folur sot për mediat, teksa e ka cilësuar ‘korrigjimin e kufijve’ me Serbinë si një korrigjim për padrejtësistë ndaj shqiptarëve.

Hashim Thaçi u shpreh se Kosova nuk do të mbetete peng i njerëzve të dështua, ndërsa garantoi se do të dëgjojë vullnetin e qytetarëve.



“Kjo është një çështje që duhet zgjidhur për t’u anëtarësuar më pas në BE dhe NATO” – tha kreu i shtetit.

Thaçi i është përgjigjur edhe kryeministrit Haradinaj rreth deklaratave se ideja e Thaçit për shkëmbim të territoreve nuk do të përkrahet e as nuk do të diskutohet në takimin e radhës në Bruksel. Por, presidenti Thaçi ka deklaruar se kërkesa do t’i dorëzohet Brukselit, i pëlqen apo jo dikujt.

“Unë do ta shtrojë kërkesën e qytetarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanovci, që ajo pjesë t’i bashkohet Kosovës. Unë kur flas për korrigjim, flas për korrigjimin e padrejtësive që i janë bërë popullit shqiptar. Unë nuk kam ndonjë kasavet për Serbinë, por dua që vendi im sa më shpejtë të lëvizë drejtë perspektivës evropiane” – deklaroi Thaçi.
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas