Kryesore, Rajoni

Thaçi gati për Gjykatën Speciale

hashim thaci okbKryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, zgjedhjet e qershorit i ka cilësuar të suksesshme ndërsa gjashtë muajt e ngërçit politikë i ka quajtur si muaj të pasigurisë, por që nuk krijuan momente të dhunës. Ai ka thënë se Kosova është e gatshme ta themelojë Gjykatën Speciale.

“Ne do ta themelojmë Gjykatën Speciale për dyshimet e ngritura dhe duam drejtësi”, ka thënë Thaçi.



Thaçi ka thënë se dialogu me Serbinë do të vazhdojë dhe se ende ka punë për t’u bërë.

“Dialogu me Serbinë nuk është ndërprerë edhe pse të jemi shumë të sinqertë, ka ende shumë punë për t’u bërë. Kam besim se të gjitha pengesat do të kalohet”, ka thënë ai.

“Qytetarëve të Kosovës, më nuk u interesojnë fjalimet nacionaliste apo ëndrrat etnike. Ju konfirmoj që javën e ardhshme do të konfirmohen institucionet e reja të Kosovës”, ka thënë ai.

Thaçi ka përmendur edhe arrestimet e imamëve në Kosovë.

“Lufta globale kundër terrorizmit ka prekur Kosovën. Ka grupe margjinale edhe te ne sikur në gjitha vendet e botës që po rekrutojnë të rinj për në Siri, për ISIS’in. Qeveria e Kosovës ka marrë hapa që këto kurrë të mos realizohen. Kemi arrestuar edhe imamë që nxisin terrorizmin”, ka thënë ai.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas