Rajoni

Thaçi e Vuçiç takohen në Bruksel

Në Bruksel u zhvillua takimi i radhës mes presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë europiane.

Takimi nuk përqendrohet në tema të veçanta, por tek arritjet e deritanishme të dialogut dhe hapat që duhet të ndërmerren për të vënë në zbatim marrëveshjet.



Përpara takimit Federika Mogerini u takua me grupet negociatore të Kosovës dhe Serbisë.

Pjesë e grupit kosovar veç Hashim Thaçit është edhe kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, si dhe zv/kryeministrat Behgjet Pacolli dhe Fatmir Limaj.

Haradinaj shprehu optimizmin se Komisioni Europian do të rekomandojë së shpejti liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ndërsa Aleksandar Vuçiçin e shoqëron drejtori i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas