Rajoni

Thaçi: Askush të mos frikësohet nga marrëveshja historike Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se faza e fundit e dialogut me Serbinë duhet të vazhdojë, ndërsa marrëveshja përfundimtare është jetike për integrimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Këto deklarata  presidenti i bëri gjatë qëndrimit në Austri, ku po merr  pjesë në Forumin Evropian në Alpbach. Me ftesë të presidentit austriak, Alexander Van der Bellen, në këtë takim po marrin pjesë edhe presidentët e Sllovenisë, Serbisë dhe komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn. Për hollësi ndjekim kronikën e Visar Shatrollit. Presidenti i  Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron për vizitë zyrtare në Austri, ku po merr pjesë në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë.



Me ftesë të presidentit austriak, Alexander Van der Bellen, presidenti Thaçi, së bashku me presidentet e shteteve të Sllovenisë, Serbisë dhe komisionarin për zgjerim  të Bashkimit Evropian, Johanes Hahn ka qenë pjesë e një takimi të përbashkët.

Thaçi ka folur për temën e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe perspektivat e dy vendeve, Kosovës e Serbisë, drejt anëtarësimit në BE. Ne këtë drejtim i pari i Republikës ka thënë se Kosova ka shënuar progres të madhe në të gjitha fushat dhe tashme duhet të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Kosova po bën reformat më të rëndësishme, në ekonomi, legjislacion, në politikë, në integrime dhe respektimin maksimal të minoriteteve. Kosova ka një vizion të qartë euro atlantik. Pra këtu është një mundësi e mirë e prezantimit  të shtetit tonë të ri, të konsolidi9mit të brendshëm, por edhe në rrafshin ndërkombëtar”, tha Thaçi. Sipas tij Kosova ka shënuar progres në të gjitha fushat.

Thaçi ka folur edhe për fazën e fundit te dialogut me Serbinë, i cili ka deklaruar se marrëveshja  përfundimtare është jetike për integrimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.  “Me marrëveshje e re të dy vendet Kosova dhe Serbia, do të lëvizin më shpejt drejt anëtarësimit në BE, tha Thaçi në intervistë për RTK.

Presidenti i vendit ka folur edhe për qëndrimin e këshilltarit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton i cili ka deklaruar se SHBA-ja nuk i përjashton korrigjimet territoriale.

“Ne si shtet i Kosovës dhe të gjithë akterët të inlvolvuar duhet të marrim me seriozitetin më të lartë, sepse askush në pafundësi nuk ka pret deri sa në të disponohemi për të arritur marrëveshje të paqes dhe mirëkuptimit. Dialogu Kosovë-Serbi nëse arrihet, do të arrihet në një proces paqësor dhe askush nuk do t mund ët del kundër dhe askush nuk duhet të i frikësohet marrëveshjes historike Kosovë –Serbi. Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë qëndruar gjatë pranë nesh në procesin e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës dhe jam shumë mirënjohës edhe sot janë pran nesh”, tha ai për RTK.

Ndryshe politikanët dhe ekspertët e rinj politikë do të shkëmbejnë pikëpamjet e tyre mbi këtë dhe çështje të tjera të zgjerimit të BE-së”, thuhet në hyrje të agjendës .Përveç Thaçit dhe Vuçiqit do të jetë edhe presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Johannes Hahn, komisioner i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas