Kryesore, Sociale

Tetë qese për familje/ 4.5 milionë përdoren çdo ditë në Shqipëri

Ka mbetur pothuajse dy javë nga afati i vënë për përdorimin e qeseve plastike, por qytetarët e Tiranës duket se po mësohen me idenë e reduktimit të tyre.

Ndryshe nga sa ndodh nëpër supermakete ku qesja blihet, në tregun e fruta-perimeve ka nga ata që për çdo produkt marrin një qese.



Sipas statistikave, mesatarisht një familje përdor 8 qese çdo ditë. Në vendin tonë vetëm në një ditë përdoren gjithsej 4.5 milionë qese plastike duke shkaktuar dëme të pa llogaritshme në mjedis. Ka nga ata qytetarë që janë ndërgjegjësuar të marrin një çantë bezeje me vete për të reduktuar sa më shumë përdorimin e qeseve.

Ekspertët vlerësojnë se ndotja që shkaktohet nga qeset plastike është frikshme pasi nevojiten 200 vjet që një qese të shpërbëhet .Por në ndotjen e mjedisit ndikojnë dhe shishet plastike të cilat hidhen vend e pa vend. Për shpërbërjen e një shishe plastike duhen 1000 vjet.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas