Rusi 2018

Tetë lojtarët e ‘panjohur’ që po shkëlqejnë në Rusi

Cristiano Ronaldo, Luka Modric, Harry Kane, Diego Costa, Isco Alarcon, Ivan Rakitic, Philippe Coutinho, Jesse Lingard, Nacho, Antoine Griezmann, Toni Kroos, Romelu Lukaku, Paul Pogba e shumë të tjerë lojtarë të njohur që luajnë në Ligat më të mëdha në Evropë, si La Liga dhe Premier Legue.

Ajo çfarë po bie në sy është diferenca e madhe që po bëjnë lojtarët e Real Madrid dhe Manchester United në këtë turne, të cilët përkatësisht secili ka kontribuar në rezultatet e ndeshjeve të luajtura deri më tani, raporton EDS.



Por, përveç këtyre yjeve që kanë shkëlqyer në Evropë, ky kompeticion botëror i ka dhënë mundësinë shumë lojtarëve të rinj të talentuar që të tërheqin vëmendjen me paraqitjet e tyre pozitive. Disa prej tyre janë:

 

DENIS CHERYSHEV

Është golashënuesi më i mirë rus, dy gola të shënuar në debutimin kundër Arabisë Saudite dhe një ndaj Egjiptit. Mesfushori nuk ka pasur një sezon edhe aq të mirë te Villereal, ku në 24 ndeshje ka shënuar dy gola.

ALEKSANDR GOLOVIN

Mesfushori i CSKA Moskës është një nga lojtarët kyç në përformancën fantastike që ka bërë deri më tani Rusia. Dy ndeshje, dy fitore, në total tetë gola të shënuar dhe dy të pësuar. ‘Truri’ i kësaj kombëtareje është Golovin, i cili kërkohet nga Barcelona, Juventus apo Chelsea. Përveç kësaj, ai shënoi gol në fitoren ndaj Arabisë Saudite.

MILE JEDINAK

Veterani australian që luan me Aston Villën (34 vjeç), ka bërë një paraqitje mjaft të mirë me kombëtaren australiane. (28 ndeshje, dy gola Aston Villa). Mesfushori ka shënuar dy gola me kombëtaren e tij, një ndaj Francës dhe një ndaj Danimarkës, të dy realizuar nga pika e bardhë.

ANTE REBIC

 

Sulmuesi 24-vjeçar i Kroacisë që aktivizohet në kampiontin gjerman me Eintracht Frankfurt, bëri një ndeshje mjaft të mirë ndaj Nigerisë, të cilën e fituan 2-0. Gjithashtu shkëlqeu në përballjen e fituar 3-0 ndaj Argjentinës së Lionel Messit, ku shënoi edhe golin e avantazhit për skuadrën.

YANN SOMMER

Portieri zviceran i Borussia Moenchengladbach ishte një nga lojtarët kryesorë që ndikoi në barazimin që i morën Brazilit në ndeshjen e parë në Grup, veçanërisht në gjuatjen e Firminos në minutën e fundit. Kundër Serbisë gjithashtu bëri një ndeshje tepër të mirë.

AHMED MUSA

Dopieta e tij spektakolare kundër Islandës është një nga më të bukurat padyshim në karrierën e tij. 25-vjeçari i CSKA-së së Moskës, i huazuar nga Leicester City ka bërë paraqitje tejet pozitive deri më tani me Nigerinë.

HIRVING LOZANO

Dy ndeshje kanë mjaftuar që ‘Chucky’ Lozano të bëhet ‘hero’ në Meksikë. Në debutimin e tij shënoi golin e fitores ndaj Gjermanisë. Sulmuesi 22-vjeçar i PSV bëri një përformancë të shkëlqyer gjithashtu në ndeshjen ndaj Koresë së Jugut.

JUAN QUINTEROE

Mesfushori i avancuar i Kolumbisë bëri dy ndeshje mjaft të mira me kombëtaren e tij, pavarësisht të parën e humbën 1-2 për shkak se luajtën që nga minuta e tretë e takimit me një lojtar më pak. 25-vjeçari është i huazuar nga Porto te Rive Plate në Argjentinë. Ai kontribuoi në golin e Falcaos në fitoren 3-0 nda Polonisë mbrëmjen e djeshme.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas