Dikur

Testamenti i një të pushkatuari/ “Eshtrat m’i vendosni pranë babës tim shumë të dashur në Zëmblak”

Kujto.al Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit

“Largohem nga kjo jetë e rreme, i përvëluar si shqiptar për një Shqipëri që unë dëshiroja. Largohem nga kjo botë e gënjeshtër pa i bërë njeriu as një të keqe, veçse të mira. Zoti na pjektë në jetën tjetër”



Ajdin Jonuz Kulla ka kryer shkollimin fillor në Korçë, në vijim në shkollën e Harri Fulltzit e më pas në Normalen e Elbasanit për degën e mësuesisë. Është njëri prej djemve të familjes Kulla, ndër më të goditurat nga regjimi komunist.  Babi i tyre Jonuzi, kishte qënë përkrahës i mbretit Ahmet Zogu dhe për këtë arsye e gjithë familja do të persekutohej nga regjimi gjakatar komunist.

Ajdin-Kulla-300x227

Goditja e komunistëve do të niste nga më i shkolluari, Ajdini i cili u dënua me pushkatim në vitin 1945. Prokurori i çështjes ishte famëkeqi, Nevzat  Haznadari, të cilin e kishte pasur shok klase në normalen e Elbasanit.

Kur Ajdinit iu dha dënimi me pushkatim, ai la një letër testament. Janë vargje rrënqethëse.

Është përbetimi i tij se po vdiste si shqiptar i mirë e jo si tradhëtar. Amaneti për fëmijët është kaq prekës. Më poshtë botohet letra e plotë e cila është publikuar pak vite më parë nga Pëllumb Kulla.

Testamenti

Testamenti im pas vdekjes

Me lutje t’u dorëzohet Mëmës, Vëllezërve, Zonjës dhe dy fëmijëve të dashur shumë.

– Gjithëçka të ma bëni hallall.

– Amanet gruan dhe dy fëmijët. Gruaja të pyetet, nëse do të mundet të qëndrojë pa u martuar… Ti, mëmë, ta mbash si çupë, dhe vëllezërit si motër; fëmijët, si dy fëmijë pa babanë e tyre të dashur.

– Duhet ta dini që po vritem si shqiptar dhe jo si tradhtar. Për mua, të rrojë Shqipërija, të rrojë

Flamuri Kombëtar i Shqipërisë.

– Po mundët, qëndroni së bashku pasi u ndamë.

– Fëmijët mos m’i lini pa shkollë dhe sidomos, djalin, Jonuzin e dashur.

– Motrën t’a doni dhe martojeni me një person të ndershëm dhe jo të pasur e rrezil.

– Me vëllezërinë dhe kushurinjtë të shkoni mirë.

– Miqtë t’i duani dhe t’i nderoni, ashtu siç dini ju.

– Xhevitin ta martoni dhe nusen e këtij ta keni kujdes. Më vjen keq që s’e pashë Xhevitin…

– Hamdiut, amanet motrën e tij, pra- zonjën time dhe dy fëmijët.

– Merdanëve, amanet mëmën, vëllezërit, motrën, zonjën e të dy fëmijët…

– Po të mundeni eshtrat e mia të m’i vendosni pranë babës tim të shumë dashur, në Zëmblak.

– Largohem nga kjo jetë e rremë, i përvëluar si shqiptar për një Shqipëri që unë dëshiroja. Dhëntë Zoti, të vijë dita dhe ta gëzoni ju dhe të vegjëlit që do të vijnë pas nesh dhe gjithë ata që i

kanë thënë vetes shqiptarë të vërtetë.

– Largohem nga kjo botë e gënjeshtërt pa i bërë njeriut as një të keqe, përveçse të mira. E do ta tregojë koha.

– Përfundoj duke u larguar nga kjo jetë i mallosur dhe i dashuruar prej jush, vëllezërisë e miqësisë. E Zoti na pjektë në jetën tjetër.

Juaji, i pa haruar

Ajdin Jonuz Kulla

Në burgun e Korçës, 18/ VI / 1945

Pasi u pushkatua, prokurori famëkeq derdhi kariktatoren e  fundit mbi kokën e tij e të tjerëve të pushkatuar atë ditë, në gropën e hapur aty afër. Persekutimi për familjen Kulla do të vazhdonte me burgosje e internime të të gjithë pjestarëve të kësaj dere të madhe në Zëmblak të Korçës.

PasPara

1 koment

Leave a Reply to mohikani Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas