Aktualitet, Kryesore

Terrorizuan kryeqytetin, kapet banda e frikshme e kasafortave

Gjatë orëvë të para të mëngjesit të sotëm është bërë e mundur kapja e katër personave të maskuar dhe të armatosur që po tentonin të grabisinin kasafortën e një biznesi të madh në kryeqytet.

Sipas të dhënave nga polica për tvklan.al grabitësit janë kapur në zonën e Saukut.



Në automjetin me të cilin udhëtonin janë gjetur armë, kapuça, doreza dhe sende të cilat dyshohet përdoreshin për hapjen e braveve të dyerve të bizneseve dhe kasafortave.

Operacioni është zhvilluar nga forcat e komisariat nr 1. Ndërkohë po bashkëpunohet dhe me komisariatet e tjera të kryeqytetit për të zbuluar nëse ky grup ka lidhje me grabitje të tjera kasafortash të ndodhura gjatë tre muajve të fundit në Tiranë.

Identitetet e të arrestuarve momentalisht nuk bëhen të ditura.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas