Kronika, Kryesore

Terror në Durrës: Maskat lidhin kryefamiljari, i grabisin kasafortën dhe…

Momente tmerri dhe paniku ka përjetuar në banesën e tij në fshatin Larushk shtetasi Nue Lata, i cili ka rënë pre e një grabitje me maska.

“BalkanWeb” mëson se katër persona të maskuar i kanë hyrë në banesë mbrëmjen e 28 qershorit rreth orës 21:40 dhe pasi e kanë lidhur e terrorizuar me armë i kanë grabitur kasafortën, brenda së cilës dyshohet të ketë pasur një sasi lekësh.



Burime policore bëjnë me dije se pas kësaj grabitësit kanë vjedhur edhe mjetin tip “Benz” me targë AA 642 HD të parkuar në oborrin e shtëpisë.

Blutë e Durrësit po punojnë për identifikimin e kapjen e autorëve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas