Kronika, Kryesore

Tërmeti trondit Shqipërinë; Sizmologët: Lëkundja e 932-të brenda 1 muaji

Tërmeti tronditi sërish Shqipërinë këtë pasdite. Lëkundja ishte e fortë, me magnitudë 5.1 e shkallës rihter. Epiqendra ishte 10 km në veri të Burrelit dhe me thellësi 23 km. Lëkundjet u ndjenë në Tiranë dhe në zonat verilindore. Nuk raportohet për dëme, ndërsa termeti u ndje thuajse në të gjithe Ballkanin. Sizmiologet thonë se kjo ishte lëkundja e 932-të brenda 1 muaji

Tërmetet vijojnë të shkaktojnë panik. Lëkundja e 932 është regjistruar në orën 17:40 të kësaj të shtune në zonën e Bulqizës, që sipas sizmologëve është i ngjashëm me atë të vitit 2017, në po të njëjtën shtrirje.



“Epiqendra është në veri të Bulqizës, magnituda është 5.1, paksa më e ulët se ajo e 4 korrikut, por ndjeshmëria gjithmonë favorizohet nga kushtet tektonike të tërmetit, pra nga thyerja tipike që gjeneron tërmeti. Tërmeti është ndjerë fort lokalisht për shkak të thellësisë, ka pasur një thellësi prej 23 km dhe kjo ka bërë që tërmeti të ndjehet gjerësisht, edhe jashtë kufirit si në Maqedoni dhe Mal të zi, sipas të dhënave që disponojmë paraprakisht”, shprehet Edmond Dushi, sizmiologu i Institutit të Gjeoshkencave,

Njëjtë si tërmeti i ndodhur një muaj më parë, edhe ky i 11 gushtit është pasur nga lëkundje të tjera.

“Tërmeti ishte unik, por është pasuar nga pasgoditje dhe është normale që tërmetet të cilat e kalojnë magnitudën 5, pritet të kenë goditje të menjëhershme”, shton Edmond Dushi.

Sipas sizmiologut të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Mjedisit dhe Ujit, lëkundjet sizmike do të vazhdojnë: “Mendoj që do të ketë pasgoditje të tjera, nuk mund të them se sa do të jetë intesiteti i tyre, dmth a do të jetë njësoj me atë të gjirit të Lalzit apo do të jetë me një ritëm më të ulët, por që pasgoditje do të ketë”./TCH/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas