Kryesore, Politika

Tërmeti ‘trondit’ sërish Tepelenën… i këndon Enver Hoxhës, PD nxjerr videon: Të shkarkohet

Një video ku shfaqet kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, duke kënduar këngë për Enver Hoxhën po qarkullon në internet, duke sjellë reagime të ashpra nga opozita.

Në pamjet në fjalë shihet se si Peçi shoqëron me zë Golikun e famshëm të Bënçës, ku në këngë i thuren lavde diktatorit Enver Hoxha.



Episodi në fjalë është shënuar mbrëmë në darkën zyrtare të shtruar nga Bashkia e Tepelenës me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të qytetit.

Kaq ka mjaftuar që të reagojë PD-ja. Kështu deputeti demorkat Tritan Shehu ka kërkuar në emër të PD shkarkimin e kryebashkiakut Peçi.

Shehu i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama shkarkimin e Peçit, ndërsa e ka cilësuar veprimin e këtij të fundit një skandal.

“I kerkoj Kryeministrit, si deputeti Qarkut, te shkarkoje menjehere Kryetarin e Bashkise se Tepelenes,Termet Peci.
Gjithashtu Prokuroria duhet te veproje ndaj tij per shkelje te ligjit.

I bej thirje opinionit publik, mediave, shoqatave te ish te perndjekurve politike te reagojne me force ndaj ketij skandali e turpi te vertete!
Termeti i “bemave te medha”, mbreme ne darken zyrtare te shtruar nga Bashkia e Tepelenes me rastin e 75 vjetorit te clirimit te saj, i thurr lavde e kendon per diktatorin Hoxha, gje qe me tej e publikon.

Nje sfide e vertete kjo ndaj ligjit, demokracise, nje ofendim ky per proceset tona demokratike, nje arrogance e pa kufi ndaj ish te persekutuarve, ndaj gjithe ketij populli, qe e pagoi shume shtrenjte ate diktature te eger.

Nje perbaltje kjo edhe e te gjithe atyre, qe rane apo luftuan fashizmin e nazizmin, per nje Shqiperi te lire, demokratike, te begate, pavaresisht nga menyra se si ata e perceptonoin kete ne vitet e asaj lufte epokale.

Ishte ai diktator e ajo diktature, qe tradhtoi e shkeli edhe mbi gjakun e sakrificat e tyre, qofte edhe te popullit atdhetar e liridashes te Tepelenes, qe njohu gjate saj vecse vuajtjet, persekutimet, varferine.

Cdo te ndodhte ne Gjermani apo Itali sikur nje Kryetar Bashkie t’i thurte lavde ne nje ceremoni zyrtare Hitlerit apo Musolinit!?
A mund te me pergjigjeni per kete ju Z.Kryeminister?”,- shkruan Tritan Shehu në ‘Facebook’.

PasPara

1 koment

  1. PO MUTLUM KURRIZI I PEDEVE TE USHNJES AKOMA ESHTE DEPYT???????????KY PO KENDON E SPO OFENDON KERKENDBRAVO I LUMTE GOJA E ZERIPO MUTLUMIN QE NXJERRMUT NGA GOJA SI I BEHET????KETA JANE PEDET E SHQUPIT TE SAL HALE PICKIDOLIT TE MALOQERISE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas