Bota, Kryesore

‘Tërmeti’ që po vjen, Melania kërkon shkarkimin e këshilltares

Një ‘tërmet’ pritet që të vijë në Shtëpinë e Bardhë. Sipas BBC, ‘thikat’ janë nxjerrë dhe shkarkime e akuza priten në vazhdim.

‘Praktikisht që prej inaugurimit, fraksione të ndryshme po luftojnë për supremaci politike,’ shkruan BBC.



Dhe e para që e ka nisur ka qenë Melania Trump. Raportohet se ajo ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskëshilltares për Sigurinë Kombëtare, Mira Ricardel.

Ajo është një nga gratë me pozicionin më të lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe Melania thuhet se është përplasur me të në lidhje me ndarjen e vendeve gjatë një fluturimi me avion. Më vonë raportohet se Melania e ka akuzuar se prej saj rrjedhin informacione në media.

Por hapi i pazakonshëm i Melania Trump nuk është pranuar, shkruan Daily Mail. Ishte menduar se Ricardel do të shkarkohej, por sot është përgënjeshtruar lajmi për largimin e saj.

Zyra e Zonjës së Parë nuk e ka komentuar këtë ngjarje, kurse disa burime thonë se Melania nuk është takuar ndonjëherë me këshilltaren e Trump.

Më herët ishte raportuar nga mediat se zonja Ricardel mund të ketë rrjedhur informacione për disa lajme negative për zonjën Trump.

Ndërkohë ka spekulime se Trump po mendon të largojë Shefin e Stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly dhe sekretaren e Departamentit të Sigurisë së Vendit, Kristjen Nielsen.

<
>
trump1 trump2 trump3 trump4 trump5
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas