Kronika, Kryesore

‘Tërmeti’ në prokurori: Shkarkohet Stojani, mazhoranca mbështet Arta Markun

Organi i akuzës duket se është zhytur plotësisht në kaos. Pasi vendosi nën hetim 10 prokurorë të Krimeve të Rënda, kryeprokurorja Arta Marku ka vendosur të shkarkojë dhe njeriun e saj të besuar, Sokol Stojani.

Marku ka urdhëruar lirimin nga detyra të Stojanit, i cili mbante postin e Drejtorit të Ndihmës për Subjektet e posaçme. Urdhri i kryeprokurores mban datën 19 shtator, pra dy ditë më parë.



Pas ndodhive të fundit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen ‘Shullazi’, ku kryeprokurorja Arta Marku kërkoi hetimin disiplinor për 10 prokurorë që nuk pranuan të ishin pjesë e shortit, vjen reagimi nga PS.

Deputetja e PS Ermonela Felaj, njëherësh kryetare e Nënkomisionit për vettingun në polici, në një deklaratë për mediat e gjykoi të drejtë masën e vendosur nga Marku për këta prokurorë, ndërkohë që 3 prej tyre u transferuan. Po ashtu ajo tha se Prokuroria është një organ i pavarur.

“Mbështesim punën e prokuroreve. Ka më shumë gjera që si ndajmë me opozitën sesa i ndamë. Prokuroria është organ i pavarur dhe çdo ndërhyrje jona do të ishte ndërhyrje në Kushtetutë. Është marrë një masë dhe është marrë një përgjigje për atë masë. Më duket masa e natyrshme”, tha ajo.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas