Kryesore

‘Tërmeti në Maqedoni’: Arrestohet ish-ministri, Gruevski nuk u largua nga…




               Publikuar në : 10:22 - 14/11/18 |
mapo.al

Mile Janakieski, ish-ministri i Transportit të Maqedonisë, është arrestuar mbrëmjen e së martës. Bashkë me të është arrestuar edhe ish-Sekretari i Qeverisë, Kiril Bozinovski.


Ata janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe ky vendim u miratua nga Gjykata Penale. Arrestimi ka ardhur si rezultat i arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski dhe për të shmangur një largim të tyre, policia i ka çuar pas hekurave.

Të dy të arrestuarit janë nën hetim për çështjen “Talir” dhe janë akuzuar në disa raste të tjera që përfshirë “Titanikun”.

Kurse autoritetet hungareze kanë konfirmuar se ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ndodhet në Hungari, ku ka këruar strehim politik. Organet përkatëse hungareze e kanë njoftuar Ministrinë maqedonase të Punëve të Brendshsme për këtë.

Zoti Gruevski, i cili kërkohet nga autoritetet e rendit, është paraqitur më herët të martën përmes Fejsbukut, duke bërë të ditur se ndodhej në Hungari ku po kërkon strehim politik.

Në disa ditë të fundit mora kërcënime të shumta me jetë. Tash jam në Budapestë dhe kam kërkuar strehim politik nga autoritetet hungareze. Gjithmonë do të mbetem besnik ndaj kauzës për Maqedoninë. Asnjëherë nuk do të tërhiqem”, shkruhet në statusin e Fejsbukut të Nikolla Gruevskit. Ish-kryeministri maqedonas kishte raporte shumë të mira me kryeministrin hungarez Victor Orban deri sa ishte në krye të qeverisë në Shkup, por edhe më pas.

Ministria e jashtme në Shkup e ka thirrur ambasadorin hungarez në Maqedoni, i cili po ashtu ka konfirmuar ndodhjen e zotit Gruevski në Hungari.

Organet e rendit në Shkup thonë se ish-kryeministri nuk është larguar nga vendi përmes vend-kalimeve zyrtare kufitare. Atij i është konfiskuar pasaporta prej para më tepër se një viti, që kur filluan proceset gjyqësore kundër tij.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas