Kryesore, Rajoni

Tërmeti në Jon, dëme në infrastrukturën rrugore

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 tronditi Greqinë orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, që u ndie më së shumti në ishullin e njohur për turizëm, Zante, sipas agjencive të monitorimit të lëkundjeve sizmike.

Energjia elektrike në qytezën kryesore të quajtur po Zante u ndërpre, ndërsa shërbimet e zjarrfikëses raportuan dëme të mëdha të akseve rrugore, si pasojë e rrëshqitjeve të dherave.



Tërmeti goditi në pjesën jugore të ishullit në fjalë, të njohur edhe si Zakynthos, në detin Jon, rreth orës 1:50 të mëngjesit të sotëm me orën lokale.

“Nuk ka dëmtime shtëpish, të paktën sipas raportimeve të para”, tha një zëdhënës i shërbimit zjarrfikës për “AFP”-në.

Një monument bizantin i shekullit të XII në një ishull të vogël pranë Zantesë u dëmtua rëndë, sipas medieve lokale.

Lëkundja sizmike u ndie edhe në Greqi, përfshi qytetin perëndimor të Pyrgosit.

Shërbimi amerikan i Gjeologjisë njoftoi se lëkundja kishte një thellësi prej 16.6 km (10 milje), e u pasua nga një tërmet me magnitudë 5, e më pas nga një seri paslëkundjesh të vogla. Sipas tij, pak gjasa ka që të jenë shënuar viktima.

Observatori i tërmeteve në Athinë njoftoi se lëkundja e tokës u ndie fuqishëm në Zante, një destinacion popullor për pushime, që ka edhe aeroportin e vet ndërkombëtar.

Ishulli Zante është goditur nga një tërmet i fuqishëm në vitin 1953, me magnitudë 6.4, i cili shkaktoi vdekjen e qindra njerëzve dhe plagosjen e mijëra të tjerëve, duke lënë vetëm rrënoja në ishull.TCH

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas