Bota

Tërmeti i fuqishëm godet Venezuelën, shtyllat lëkundeshin si pemët në stuhi. Frikë nga cunami




               Publikuar në : 11:49 - 22/08/18 |
mapo.al

Një tërmet i fuqishëm 7.3 ballë goditi verilindjen e Venezuelës të martën, duke tronditur Karaibet dhe Karakasin, njoftojnë mediat ndërkombëtare.


Asnjë vdekje nuk u njoftua, tha Ministri i Brendshëm Nestor Reverol, në një mesazh në televizion.

Ai tha se, tërmeti kishte prekur pesë shtete dhe që qeveria venezueliane, e cila tani po merret me krizën shkatërruese, kishte caktuar 20 mijë punëtorë për emergjencën.

“Ishte një moment shumë i frikshëm,” tha 28-vjeçari Harrison Domingues, që jeton në Yaguaraparo, 12 mije larg epiqendrës së tërmetit. Kur tërmeti goditi rreth orës 5:30 të pasdites, ai tregoi se shtyllat lëvizën sikur ishin pemë gjatë një stuhie.

Në Karakas, në kryeqytet, një grataçeilë e njohur si Kulla David, pati dëmtime në katet e sipërme dhe ishte lëkundur, tha ministri më tej.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas