Aktualitet

Tërmeti 6.4 ballë “shkundi” ishullin, të paktën 14 të vdekur

Të paktën 14 persona janë konfirmuar deri tani nga tërmeti i fuqishëm, i cili goditi Indonezinë mëngjesin e së dielës, ndërkohë që dëmet janë të shumta.

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë u regjistrua në ishullin indonezian të Lombokut.



Agjencia e Menaxhimit të katastrofave në vend, raportoi se lëkundja e fortë u regjistrua në orët e para të mëngjesit, kur shumica e njerëzve ishin ende në gjumë.

Deri tani janë raportuar 14 viktima dhe dhjetëra të plagosur, ndërsa numri mund të rritet në orët në vijim, pasi po vijon kontrolli i zonës.

Ishulli i Lombokut frekuentohet kryesisht nga turistë të huaj, ndërsa tashmë shumë shtëpi janë dëmtuar nga tërmeti i sotëm.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas