Kryesore

Teoria e kryebashkiakut: Ja pse nisën zjarret në Athinë

Zyrtarët sugjeruan në fillim se flakët ishin pasojë e zjarrvënies së qëllimshme, pasi u zbulua se 15 zjarre nisën njëkohësisht në zonën e Athinës, si pjesë e lëvizjeve për “destabilizimin e vendit”.

Por kjo teori është hedhur poshtë nga të tjerë që mendojnë se shkëndijat e dala nga shtyllat e tensionit të lartë kanë shkaktuar fatkeqësinë.



Autoritetet janë akuzuar për një përgjigje të ngadaltë ndaj zjarreve, të cilat kthyen në shkrumb dhe mbeturina një fshat të tërë brenda pak minutash, raporton Panorama.

Ndërkohë, Policia tha se katër vetë u arrestuan për plaçkitje të dyshuara në zonën e Neos Voutzas, në kodër mbi Mati. Të dyshuarit, të moshës ndërmjet 22 dhe 26 vjeç, u arrestuan nga pjesëtarët e skuadrës DIAS të Policisë greke, pasi u kapën në një shtëpi të evakuuar gjatë zjarreve vdekjeprurëse.

Por këtë të enjte, siç raporton “Protothema”, kryetari i Bashkisë Penteli në Atikën veriore, Dimitris Stergiou shprehu mendimin se zjarri që ka vrarë deri tani 83 persona filloi nga prerja e një kabllo të tensionit të lartë.

Duke folur për radio THEMA, Stergiou, i cili jeton në zonë, tha se flakët që përfshinë rajonin e Atikës lindore për disa orë, ishin ndezur në zonën e Dau Pentelis, duke e cilësuar atë sikur “shpërtheu një bombë atomike”.

Siç tha kryebashkiaku, kishte parë kabllin e shkëputur nga rrjeti i vjetër i PPC në zonë, duke shtuar se per kete gje ka vene ne dijeni edhe Brigadën e Zjarrit.

“Unë mendoj se ishte shkaktuar nga kjo”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas