Aktualitet

Teoria e frikshme, ja pse Papa Francesku është sot tifozi më i zjarrtë i ‘Real Madrid’…






               Publikuar në : 20:45 - 26/05/18 |
mapo.al

Papa Francesku ka arsye për të qenë sonte tifozi më i madh i Real Madrid në finalen e “Champions League” kundër Liverpool.


Kjo pasi ekziston një rastësi e frikshme e cila në rast fitoreje të anglezëve Papa parashikohet të ndërrojë jetë.

Në 3 nga 5 finalet e fituara nga Liverpool ka ndodhur si më poshtë:

Kështu në vitin 1978, ‘The reds’ kanë fituar Ligën e Kampionëve, ndërsa në të njëjtin vit është martuar Princi i Kentit, Michael, si dhe është ndarë nga jeta Papa Joao Paulo.

Edhe në vitin 2005, ku Liverpooli fitoi atë finale të çmendur kundër Milanit, pati një dasmë mbretërore, pasi u martua Princi i Uellsit, Charles, ndërsa rreth dy muaj para finales, më 2 Prill 2005 kishte humbur jetën Papa gjon Pali II.

Tani jemi në vitin 2018 dhe kemi pasur dasmën mbretërore të Princit Harry me Meghan Markle.

Mbrëmjen e sotme do të përcaktohet edhe fituesi i Ligës së Kampionëve, që nëse do të jetë Liverpooli, do të ‘trembë’ ata që besojnë në koicidenca të tilla.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas