Kronika

Tentuan t’i grabisnin banesën, i moshuari grek plagos me armë një prej hajdutëve shqiptar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Glifadha të Athinës, ku një i moshuar grek ka qëlluar me armë në drejtim të dy hajdutëve shqiptarë. Nga të dhënat që transmetojnë mediat greke, thuhet se njëri prej shqiptarëve ka mbetur i plagosur.

Po ashtu bëhet e ditur se nën kërcënimin e armëve, shqiptarët i kanë bërë presion 88-vjeçarit në rrugë, dhe më pas e detyruan që të hynin bashkë në shtëpi.



Pavarësisht qëllimit të tyre për të vjedhur, 88-vjeçari ka gjetur mënyrën që të marrë një armë në shtëpinë e tij dhe më pas të qëllojë në drejtim të tyre.

Fill pas ngjarjes dy autorët u arrestuan, ndërkohë që njëri prej tyre u dërgua në spital.

Sakaq, policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas