Kronika

Tentuan të kalojnë jashtë kufirit 15 shtetas të huaj, pranga 4 personave

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve policore dhe një pune të mirëfilltë hetimore, u finalizua me sukses operacioni “Wrong Way”, ku u arrestuan ne flagrancë shtetasit:

Bashkim Alijaj , 35 vjeç, banues në Tiranë



Halil Hafuzi , 43 vjeç, banues në Shkoze, Tiranë

Gentjan Boçku, 43 vjeç, banues në Bathore, Tiranë

Adem Çela, 32 vjeç, banues në Bathore, Tiranë

Arrestimi i tyre u bë pasi në hyrje të qytetit në lagjen “Bahçallek” Shkodër, u kapën duke transportuar 15 shtetas të huaj të vendeve të treta me qëllim kalimin e tyre nga R. SH. nëpërmjet kufirit të gjelbër drejt Malit të Zi, e më pas destinacion final kishin vendet e BE.

Në kuadër të ketij operacioni u sekuestruan 4 automjetet me të cilat po benin transportimin e shtetasve të huaj.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”./tvklan.al

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas