Kronika

Tentoi t’i vinte flakën Bashkisë së Librazhdit, arrestohet autori




               Publikuar në : 09:20 - 20/09/18 |
mapo.al

Gjatë orëve të natës, është tentuar të digjet dera e jashtme e Bashkisë Librazhd.


Menjëherë Zjarrfikësja dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.

Si pasojë e flakëve është djegur pjesërisht dera e jashtme e Bashkisë Librazhd.

Falë punës të mirëorganizuar dhe hetime të kryera nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, në kohë rekord është bërë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasi Artan Balla, 45 vjeç, banues në Librazhd.

Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas