Kryesore

Tentoi të kalojë me makinë 4 pakistanezë në Mal të Zi, kapet “mat” shkodrani…

Një 41-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të nxjerrë jashtë kufirit të Shqipërisë 4 pakistanezë. Në pranga ra Gim Lashaj, i cili u kap në vendin e quajtur Vukpalaj. Me automjetin e tij tip Mercedes 41-vjeçari tentoi të kalojë në Malin e Zi 4 shtetasit e huaj.

“Me datë  28.05.2018, nga shërbimet e Kufitare GOL të SPKM Hani i Hotit, u bë arrestimi në flagrancë i  shtetasit: Gim Lashaj 41 vjeç, banues në lagjen Skenderbeg, Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi me datë 28.05.2018 është kapur në vendin e quajtur Vukpalaj, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, në rrugën automobilistike Bajze – Hani i Hotit, me automjetin tip Mercedes, me targe AA733GD duke transportuar në drejtim të Malit të Zi, 4 shtetas Pakistanez,” raporton policia.



Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Dhenia Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal.

 (e.f/BalkanWeb)

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas