Kronika

Tentoi të grabiste bankën në Lushnjë, kush është ushtari profesionit në detyrë

Detaje të reja janë publikuar nga tentativa e grabitjes së ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Lushnjës. Mësohet se autor, është një 25-vjeçar nga Berati, i cili është vënë në prangat e policisë disa minuta pas ngjarjes.

Ai është Olcion Muço, aktualisht ushtar profesionist në detyrë.



Pasditen e sotme, rreth orës 16:00, në afërsi të Poliklinikës së qytetit Lushnjë, ai tentoi të vjedhë një bankë të nivelit të dytë.

Sipas policisë, 25-vjeçari hyri në bankë i maskuar dhe me armë, por pasi i mbyllën dyert e bankës, ai ka qëlluar disa herë me armë zjarri.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Menjëherë kanë ndërhyrë Shërbimet e Policisë, duke bërë të mundur kapjen në flagrancë të autorit, i cili tentoi të largohej në brendësi të lagjeve, rreth 1 km nga vendi i ngjarjes.

Sakaq, grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën me të cilën u tentua të vidhet banka, maskën, dhe 1 kapuç.

Gjithashtu në vendngjarje u sekuestruan 8 gëzhoja pistolete TT, të cilat dyshohen se janë qitur nga pistoleta e autorit.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas