Kronika, Kryesore

Tentoi të fusë celular në burg, pranga policit në Fushë Krujë

Një polic në burgun e Fushë Krujës është arrestuar pasi tentoi të funs në ambjentet e burgut një aparat telefonik. I arrestuar në kushtet e flagrancës është 56 vjecari Bib Prend Beqiri, arrestimi i të cilit u krye nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve.

Gjatë kontrollit të ushtruar para marrjes së shërbimit 56 vjecarit i është konstatuar se mbante të fshehur një send të dyshimtë në pjesën e poshtme të këpucës së djathtë, ku  u konstatua se Beqiri kishte kamufluar një send të dyshimtë, i mbështjellë me qese plastike dhe izoluar me natriban, që më vonë rezultoi se brenda kishte një aparat telefoni Iphone 5, ngjyrë e zezë, pa kartë SIM.

foto galeri



foto galeri

foto galeri

Ndërsa në pjesën e poshtme të këpucës së majtë, poshtë shollës, u konstatua se kishte fshehur fishen e karikimit të këtij aparati telefonik.

56-vjecari Beqiri u arrestua nën akuzën e “Futjes ose mbajtjes se sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Shpërdorimi i detyrës” .

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas