Kronika, Kryesore

Tentohet grabitja e një pike exchange te zona e “Freskut”

Një pikë këmbimi valute është tentuar që të grabitet mesditën e kësaj të diele në zonën e njohur si “Fresku” në kryeqytet.
Një person ka hyrë brenda dhe i ka thënë punonjëses “më jep 3 mije euro”.
Më pas ka nisur të godasë xhamin dhe ka kërkuar me insistim paratë.
E alarmuar, punonjësja ka mundur të dalë deri te dera dhe të kërkojë ndihmë duke bërtitur.
Për shkak edhe të numrit të madh të qytetarëve që ishin të pranishëm në këtë zonë, grabitësi është larguar me vrap, pa mundur që t’ia arrijë qëllimit.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas