Kryesore

Tensionet në Ballkan, pas blindave Shqipëria fillon stërvitjet masive me helikopterë

Pas lëvizjes së blindave, në Bazën Ajrore Farkë u zhvilluan fluturimet stërvitore me helikopterë natën.

Me anë të këtyre fluturimeve synohet të arrihet me tej trajnimi i ekuipazheve ajrore, ruajtja e aftësive dhe rritja e nivelit operacional të tyre, për realizimin me sukses të misioneve.



Risi për këtë fluturim ishte dhe aktivizimi i pilotëve të rinj të cilët kanë kryer programin “Type Rating”, në helikopterët AS532AL dhe EC135.

Ky element i stërvitjes ajrore, realizohet konform manualeve të shfrytëzimit teknik dhe zbatimit të Rregullores së Zhvillimit të Fluturimeve të Forcës Ajrore, të cilët janë baza e suksesit për çdo mision të realizuar, raporton Mapo.al.

Ky aktivitet u ndoq nga afër nga komandanti i Forcës Ajrore gjeneral brigade Vladimir Avdiaj.

<
>
nata-2 (1) nata3 nata-2 nata
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas