Kryesore, Rajoni

Tensionet, Haradinaj i anulon lejen Vuçiçit pas protestave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në rrjetin social facebook ka bërë të ditur se ia ka anuluar lejen presidentit serb për ta vizituar Drenicën.

Ky vendim  ka ardhur pas protestave ku qytetarët e kësaj ane bllokuan rrugën me mjete të rënda transportuese.



“Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhjekur lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, ka shkruar Haradinaj.

Presidenti serb duke folur për këtë protest ka thënë se gjërat duhet të zgjidhen me fjalë e jo me dhunë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhjekur lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

PasPara

1 koment

  1. nqs Serbi mendon vertete se gjerat ,duhet te zgjidhen me Fjale e jo me dhune ,

    perse Ministri i tij Mbrojtjes kercenon me Ushtrin Serbe se na qenka Gati ?

    Gati per cfar o shtet kriminelash qe nuk jetoni dot ne paqe me njerezimin ?

    Pataj nqs Presidenti Klloun serb Vuqiq ,
    beson ne zgjidhjen me fjlae , s’ka perse te Provokoje Fizikishte ,duke
    thyer Ligjin e Shtetit te Kosoves dhe perplasur me popullin e Kosoves ,

    por ,

    qendron ne distance dhe me pjekuri e kulture prej Njeriu te Civilizuar
    bisedon me Titullaret e Shtetit te Kosves

    pra nuk hyn ne shtepine e tjetrit pa qen i ftuar e pa trokitur ne dere .
    Kjo eshte arrogance prej njeriu oridenr .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas