Kronika

Tensione në Velipojë, zbarkon FNSH, përplaset me biznesmenët





               Publikuar në : 07:56 - 12/07/18 |
mapo.al

FNSH dhe policia bashkiake ka zbarkuar pak pas mesnate në plazhin e Velipojës, ku kas pasur përplasje me disa biznese. Aksioni u krye për lirimin dhe sekuestrimin e shezlloneve të paligjshme.


Policia ka pasur debate me biznesmenët të cilët nuk ishin dakord me aksionin që po zhvillohej.

Policia ka pasur konfrontim dhe me ish-kryetarin e komunës Velipojë Nikoll Marku, i cili këmbëngulte se aksioni nuk duhet të kryhej.

Kundërshtia më e madhe që bizneset kishin me policinë, ishte fakti se pse ky aksion duhej të zhvillohej në pikun e sezonit, dhe jo më herët, duke qenë se kjo përkeqëeson dhe imazhin te pushuesit.

Debatet kanë qenë të forta dhe kanë zgjatur për disa minuta me rradhë, ndërsa më pas policia ka sekuestruar shezlongë që ishin vendosur në mënyrë të jashtëligjshme.(FAXWEB.AL)


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas