Aktualitet, Kryesore

‘Tema’: I afërmi i zyrtarit të PD-së kultivues dhe trafikant droge, bie në prangat e policisë

Një i afërm i zyrtarit të lartë të Partisë Demokratike është përfshirë në kultivim dhe trafik droge, por që ka rënë në prangat e policisë së shtetit, shkruan sot “gazetatema.net”.

Arben Babasi, një nga tre personat e arrestuar në Krujë pasi u zbuluan me kanabis, është kushëriri i një zyrtari të Partisë Demokratike.



Mësohet se ai është kushëri i Ndriçim Babasit, ish-deputet i Partisë Demokratike, njëherësh kryetar i PD-së në njësinë nr. 5 në kryeqytet dhe biznesmen.

Sipas “gazetatema.net”, Arben Babasi u arrestua së bashku me Ferjan Zallën dhe Mondi Zalla me banim në Fushë-Krujë, pasi në Krastë, policia zbuloi të kultivuara 2,080 bimë Cannabis Sativa

Ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe me persona të tjerë për të cilët vazhdon hetimi, në Krastë kanë kultivuar në disa ambiente të hapura në brendësi të pyllit 2,080 bimë narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Por kjo nuk do te thote se Partia Demokratike eshte e perfshire si part ne kultivimin dhe trafikun e droges, ndonese kete radhe mungoi “qytetari dixhital” i Berishes nga Fushe Kruja.

Por mund te theksojme se Babasi ka qene nje nder me aktivet ne protestat e zhvilluara per parkun e lodrave te Liqeni, protesta para komisariatit te Tiranes per lirimin e protestuesve kuksiane si dhe autori dhe organizatori kryesor i rrahjes se pleqve ithtare te Enverit te Varrezat e Deshmoreve me 5 maj./TemA/

PasPara

1 koment

  1. gazeta tema leter higjenike e rames,siq ka dhe xhaqken,felaj etj,mero baze leter higjrenike e terur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas