Kryesore, Universitet

Televizionet më të mëdha pasqyrojnë ceremoninë e diplomimit të studentëve në UET

Universiteti Europian i Tiranës diplomoi dje brezin e 10-të të studentëve të cilët kurorëzuan vitet e tyre të studimit me marrjen e diplomës në një ceremoni jubilare.

Kjo ceremoni është pasqyruar gjerësisht nga mediat më të mëdha në vend, të cilat kanë vlerësuar standardet që ka vendosur UET në sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri.



Top Channel thekson se “680 studentë të Universitetit Europian të Tiranës përfunduan ditën e djeshme ciklin e studimeve, ku u shpërblyen me marrjen e diplomës në një ceremoni jubilare. Në 10 vite në UET janë diplomuar 9256 studentë”, ndërsa ka intervistuar edhe disa prej studentëve të cilët përfunduan studimet në UET.  “Puna e UET, e stafit akademik ka ndikuar shumë në formim. Normalisht edhe masterin do e bëjmë këtu, për mundësi të shumta në punësim. Këtu janë profesorët më të mirë”, shprehen studentët.

Një vëmendje të veçantë diplomimit të studentëve në Universitetin Europian të Tiranës i ka kushtuar edhe Televizioni Informativ News 24.

“Këta janë brezi i dhjetë i studentëve të diplomuar në Universitetin Europian të Tiranës. Mes emocioneve, gëzimit dhe krenarisë të ndarë me familjarët ata kanë hedhur kapelet për mbylljen e një cikli dhe hapjen e një tjetri në jetën e tyre. Një arritje e madhe për një nga universitet më të mira private në Shqipëri. I lumtur dhe krenar për arritjet e universitetit dhe studentëve u shpreh dhe presidenti UET, Ardian Civici. Civici tha se UET ka bërë shumë por ka ende për të bërë për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave të kohës. Kurorëzimi i ëndrrës së tyre duke kaluar nga UET e bën arritjen e tyre më të bukur”, theksohet ndër të tjera News 24.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas