Aktualitet, Kryesore

Telashet për “djemtë e shpellës” nuk kanë fund, tani do mbyllen në një kamp budist

Trajtimi në spital nuk mjafton për djemtë e shpëtuar nga guva e përmbytur në Tailandë, ku mbetën të bllokuar për gati dy javë. Trajtimi shpirtëror është i nevojshëm gjithashtu për të miturit që i shpëtuan vdekjes falë një solidariteti ndërkombëtar dhe sakrificash të jashtëzakonshme.

Por mbi të gjitha, ata kanë një detyrim moral, ndaj dhe 11 prej fëmijëve do të hyjnë për nëntë ditë në një tempull budist, për të treguar falënderimet e tyre e për të respektuar marinsin që humbi jetën gjatë operacionit të shpëtimit.



Kokat do t’u qethen, ndërsa kohën e kaluar aty brenda do ta shfrytëzojnë për atë që konsiderohet një pastrim shpirtëror, traditë e hershme vendase, e rezervuar personave të cilët kalojnë nëpër moment vështirësish të mëdha.

Njëri prej djemve nuk do të bëhet pjesë e ritit, sepse është i krishterë. Duhet të kalojnë ca kohë në manastir është për të mirën e tyre, thotë gjyshi i njërit prej djemve të shpëtuar, Seewad Sompiangjai. Për ta, është sikur të kenë vdekur e të jenë ringjallur përsëri.

Urdhrat e murgut do t`i marrë edhe trajneri, i vetmi i rritur që ishte me ekipin e futbollit të fëmijëve, ndërsa eksploronin shpellat Tham Luang në veri të vendit, kur përmbytjet e papritura i bllokuan në një guvë për ditë të tëra.

Ekipe specialistësh jo vetëm vendas, por edhe të huaj, u angazhuan maksimalisht për nxjerrjen e tyre, një mision që fillimisht u duk thuajse i pamundur, por në fund u arrit të reliazohej me sukses, edhe pse përpjekjet dramatike të shpëtimit i kushtuan jetën njërit prej zhytësve./TCH/

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas