Sport

Telashe në ajër për Maradonën. Ish-gruaja i kërkon 1.5 mln dollarë






               Publikuar në : 14:38 - 25/08/18 |
mapo.al

Nuk është ndonjë gjë e rrallë tashmë, që Diego Armando Maradona të jetë në qendër të medieve sportive, jo vetëm për sport.


Së fundi duket se është në një tjetër situatë të vështirë.

Ish-bashkëshortja e tij, Claudia Villafañe e ka denoncuar për dhunë psikologjike ish-lojtarin e Argjentinës, e tashmë kërkon 1.5 milionë dollarë prej tij.

“E ka quajtur hajdute, nënë e keqe dhe e ka denigruar si grua”,- tha Fernando Burlando, avokati i ish-bashkëshortes së Maradonës.

“Kam qenë dhe vazhdoj të jem viktimë e një prej formave më të këqija të dhunës psikologjike, shpirtërore dhe shkatërruese”, është shprehur ish-bashkëshortja e tij, sipas asaj që shkruan e përditshmja “La Nacion”.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas