Ekonomi, Kryesore

Tekstet shkollore falas, ja si do të veprohet

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka miratuar një udhëzim mbi mënyrën se si do të bëhet shpërndarja dhe përdorimi i teksteve shkollore falas për nxënsit e arsimit bazë.

Në fillim të çdo viti shkollor, nxënësit e klasave I-IV do të marrin në përdorim falas të gjitha tekstet shkollore dhe një pjesë të tyre do ta dorëzojnë sërish në fund të vitit shkollor. Tekstet do të konsiderohen pronë e njësive arsimore vendore dhe do të përdoren për tri vite shkollore. Kjo do të ulë kostot në buxhet për blerjen e këtyre librave.



Drejtorët e shkollave do të bëjnë porosinë tek shtëpia botuese dhe kjo e fundit duhet të dorëzojë librat të paktën 10 ditë para datës së fillimit të vitit shkollor. Për shpërndarjen dhe kthimin e teksteve, do të kujdeset Komisioni i Administrimit të Teksteve Shkollore, strukturë e cila ngrihet nga drejtori i shkollës.

Një javë përpara fillimit të shkollës, mësuesi kujdestar do të pajisë çdo nxënës me të gjithë tekstet.

Nxënësit do të duhet të shkruajnë dhe bëjnë shënime në libra vetëm me laps dhe mësuesit do të ngarkohet për të porositur nxënësit dhe për t’i kontrolluar ata në vazhdimësi.

Për këtë proces do të krijohet edhe një regjistër që pasqyron tekstet që ka pasur çdo nxënës dhe atje do të mbahet shënim marrja dhe dorëzimi i tyre.

PasPara

1 koment

  1. jo ore…se mos na ndeshkoni femijet po te kene vene ndonje pike te kuqe me stilokalem….se si po me duket vetja sikur po jetojme me kohen e dritan shkabes ku i prisnin fletoret dhe kalemat ne tresh apo katersh. ore beni shkolla se na i late femijet me turne dhe ne te dera e shkolles so palaco…beni ambjente per sporte etj se na mbushet me rrena jo kjo palester i hap e kjo u kap…por asgje spo shohiim vecje njr rroje injorant te dera qe sna le as ne oborr te hyme ne apo femijet …dhe me e rendesishmja…arsimoni..edukoni dhe kulturoni stafin mesimor se me ate lloj malli qe keni ne sistemin arsimor hehe as per 100 vjet nuk jeki kerkund dhe mos na cani koken se do na jepji ca libra ne perdorim dhe kujtoji se do na shpetoni….une as do marr mundimin ti hyj kesaj punr se do na e quani nder te madh hehe…kush te doje ta marre kete lemoshe te neveritshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas