Aktualitet, Bota, Kryesore

Teksasi dërgon trupa në kufirin me Meksikën

Shteti i Teksasit në Amerikë ka vendosur trupat e Gardës Kombëtare në kufirin me Meksikën, shkruan BBC.

Një zëdhënës i Gardës ka deklaruar se 250 persona do të dërgohen për të patrulluar zonën brenda 72 orëve.



Vendimi i shtetit të Teksasit u mor pas një thirrjeje nga ana e presidentit Donald Trump për “të dërguar 4000 trupa të Gardës Kombëtare për të siguruar kufirin me Meksikën deri në ndërtimin e një muri kufitar”.

Arizona ka planifikuar të vendosë 150 trupa në kufirin me Meksikën javën e ardhshme.

Nju Meksikos dhe Kalifornisë iu është kërkuar gjithashtu të ndërmarrin veprime të ngjashme me Teksasin dhe Arizonën.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas