Aktualitet, Kryesore

Teksas/ ‘Vrasje me paramendim’, prokurorët ngrënë akuzat për 17-vjeçarin që kreu masakrën

Prokurorët në Teksas kanë ngritur padi për vrasje me paramendim ndaj adoleshentit Dimitrios Pagourtzis për masakrën dje në një shkollë të mesme.

Megjithëse 17-vjeç, ai do të trajtohet në sistemin gjyqësor si i pandehur në moshë madhore, që lë të hapur mundësinë për dënimin me vdekje.



Dhjetë vetë humbën jetën dhe mbi dhjetë të tjerë u plagosën në sulmin e fundit vdekjeprurës në një shkollë amerikane.

Autoritetet thonë se përveç të dyshuarit Dimitrios Pagourzis kanë ndaluar edhe një individ tjetër si person interesi. Masakra në Shkollën Santa Fe ka rizgjuar debatin mbi dhunën me armë në Shtetet e Bashkuara.

E premtja e djeshme filloi si një ditë tipike në një shkollë të mesme, por shkolla Santa Fe në juglindje të Teksasitu shndërrua shpejt në skenë të një krimi makabër.

“Dëgjova katër ose pesë të shtëna. Nuk e di. Sa e kuptova se çfarë ishte, fillova të vrapoj” thotë nxënësja Paige Curry.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas