Teknologji

Teknologjia në arsim

Zhvillimet teknologjike po ndikojnë edhe tek mënyra e të mësuarit. Tani klasat e transformuara u japin mundësi fëmijëve të mësojnë nga robotët si dhe të ndërtojnë robotët e tyre.
Mjedisi ku arsimohen këta nxënës, falë teknologjisë, bën të mundur që përmes programeve kompjuterike lënda mësimore të zbulojë mistere që nga hapësira e largët e deri në thellësitë e oqeanit.

WizeFloor është bërë nga Instituti Alexandra në Danimarkë. Kompania thotë se ekziston një dysheme që përfaqëson një program  që po përdoret gjithnjë e më shumë për të ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta. Por ky program mund të ketë përdorim edhe më të gjerë thotë Kaspar Rosengreen Nielsen. Kompania thotë se programi mund të përdoret për të mësuar fëmijët më të rritur që ata të kuptojnë mësimet që lidhen me shëndetin, si përshembull ushqimet e shëndetëshme.



“Disa fëmijë mësojnë më mirë duke lëvizur, disa të tjerë përmes angazhimit në tekste shkollore dhe disa fëmijë e kanë të vështirë të qëndrojnë ulur në banka, pa bërë gjë. Ata mësojnë më mirë kur lëvizin trupin dhe mbajnë mend gjerat më mirë kur janë në lëvizje.”
Kompania thotë se programi mund të përdoret për të mësuar fëmijët më të rritur që ata të kuptojnë mësimet që lidhen me shëndetin, si përshembull ushqimet e shëndetëshme.

Robotët humanoid po bëhen gjithnjë e më popullorë. Ky është Zeno, një robot me shprehje realiste të fytyrës. Është ndërtuar për të ndihmuar fëmijët me autizëm që të zhvillojë aftësi më të mira komunikimi. Inxhinierët po testojnë përdorimin e robotëve në kushte të ndryshme si për shembull se si të ndihmojnë njerëz që kanë probleme me kujtesën.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas