Politika

“Teatri”: Vlahutin pret përfaqësuesit e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, ja çfarë u diskutua





               Publikuar në : 13:35 - 25/07/18 |
mapo.al

Përfaqësues të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore zhvilluan një takim me ambasadoren e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, për çështjen e Teatrit Kombëtar.


“Një përfaqësi e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore u takua sot me kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, znj. Romana Vlahutin dhe z. Mario Mariani, drejtues i Departamentit të Bashkëpunimit, për të diskutuar mbi çështjen e Teatrit Kombëtar. Z. Gjergj Bojaxhi dhe z. Afrim Krasniqi shprehën qëndrimin e Forumit për ruajtjen e godinës historike të Teatrit Kombëtar si dhe kërkuan angazhimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian për të siguruar transparencë mbi veprimet ligjore në këtë drejtim.

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian në Tiranë falenderoi Forumin për kontributin e dhënë për këtë çështje si dhe për mbrojtjen e trashëgimisë në përgjithësi”.

“Gjatë takimit u garantua se çështja e teatrit, përsa i përket procedurave ligjore të ndjekura në respektim të marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian, po ndiqet me mjaft vëmendje nga Brukseli. Ka një komunikim me autoritet shqiptare dhe do të mbahet qëndrimi i duhur zyrtar në ditët në vijim”.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas