Kryesore, Politika

Teatri Kombëtar, opozita thërret sërish në dëgjesë kryebashkiakun Veliaj

Pasi kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se arriti marrëveshje me një grup artistësh për ndërtimin e teatrit të ri Kombëtar, deputetët e opozitës kërkojnë dëgjesë me Erion Veliajn.

Përmes një deklarate ata kanë kërkuar dëgjesë me Veliaj ne 4 korrik për ligjin e posaçëm që shemb Teatrin Kombëtar, pasi sipas tyre i jep falas privatit territorin e Teatrit dhe prona të tjera shtetërore për të ndërtuar kulla. Mësohet se kërkesa për dëgjesën është firmosur nga deputetët e opozitës në Komisionin e Kulturës, të cilët e kanë thirrur Veliajn, duke shprehur shqetësimin se ligji i propozuar, ku ai ka rolin e Negociatorit, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe disa ligje të tjera.



Në çështjet e rendit të ditës, deputetët e opozitës kanë përfshirë për diskutim edhe mënyrën sesi do të zhvillohet territori përreth Teatrit Kombëtar. Dëgjesa e thirrur nga opozita që, në zbatim të Rregullores, përbën më shumë se 1/3-ën e komisionit, është kërkuar pas një jave, të mërkurën, në 4 Korrik.

2

1

36255771_455602064865635_8801032105749381120_n

36262165_455602131532295_4611857791349424128_n

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas