Politika

Teatri Kombëtar/ Albana Vokshi: Përgëzoj Presidentin që ktheu ligjin e korrupsionit

Deputetaja e PD-së, Albana Vokshi, është shprehur se, “ushtrimi i përgjegjësive kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta dhe argumentimi i plotë i bërë në dekretin presidencial të refuzimit të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, janë një dëshmi tjetër që veprimi i Edi Ramës ishte dhunim flagrant i Kushtetutës”.

Nëpërmjet një statusi botuar vetëm pak më parë në rrjetet sociale, deputetaja demokrate Voshki, ka shkruar:



“Gjej rastin të falenderoj edhe njëherë te gjithë artistët, aktivistët dhe organizatat ndërkombëtare qe ju bashkuan qëndresës për të mbrojtur Teatrin Kombëtar, ndërtesën unike me vlera të jashtëzakonshme në Trashëgiminë Kulturore Europiane, si dhe për të ndalur grabitjen e pronës publike për qëllime korruptive.

I bëj thirrje deputeteve socialist të reflektojnë dhe lexojnë me vëmendje Dekretin e Presidentit, si dhe të heqin dorë e të mos i nështrohen urdhrit mafioz të Edi Ramës, por të mbrojnë trashëgiminë kulturore, pronën publike dhe interesin publik.

Qëndresa duhet të vazhdojë derisa ky ligj të varroset perfundimisht. Unë do të jem atje në shesh me qytetarët derisa kjo të ndodhë”,– shprehet Vokshi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas