Aktualitet, Kryesore

‘Teatri’, artistët: Veliaj e ka kompromentuar dëgjesën pa filluar ende

Artistët refuzojnë ftesën e kryebashkiakut Veliaj për një dëgjesë të dytë, në praninë e arkitektëve. Përkundër të saj, ata i bënë ftesë Veliajt dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, për një dëgjesë të hapur në sallën e Teatrit Kombëtar, raporton Panorama.

Përmes një deklarate, dy sindikatat e artistëve, SASE dhe SPAK, u shprehën se “nuk ka në horizont asnjë kompromis, madje asnjë afrim në pozicionet e palëve. Sindikatat mbeten të vendosura në qëndrimin e tyre, se ndërtesat historike të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental duhet të shpallen monument kulture dhe, pas një debati të gjerë publik, me pjesëmarrjen e arkitektëve, konstruktorëve, restauratorëve, artistëve por edhe qytetarëve, të merret vendimi nëse ato duhet të rikonstruktohen apo restaurohen. Çdo opsion tjetër është i panegociueshëm për ne! Së dyti, Veliaj e ka kompromentuar dëgjesën pa filluar ende. Ai nuk vjen për të dëgjuar, pra, duke qenë i hapur edhe të tërhiqet nga pozicioni i tij fillestar, por për të na bindur, ose manipuluar”, shprehen ata.



“Sindikatat e artistëve refuzojnë të bëhen pjesë e farsës së radhës, rezultati i së cilës është paracaktuar nga organizatori dhe u bëjnë thirrje të gjithë artistëve, arkitektëve dhe qytetarëve të Tiranës, ta bojkotojnë këtë farsë.

Sindikatat e artistëve mbeten të vendosura për dialog, në të mirën e komunitetit të artistëve dhe interesit më të mirë publik, mbrojtjen e trashëgimisë dhe kursimin e fondeve publike që krijohen nga taksat e shqiptarëve. Për këtë qëllim, ne e ftojmë z. Veliaj në një dëgjesë të hapur, në sallën e Teatrit Kombëtar, me një panel artistësh, arkitektësh, restauratorësh dhe intelektualësh, të ftuar nga sindikatat”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas