Aktualitet

Teatri, aktori Genti Kame: Të gjithë aktorët në fshehtësi, thonë se aty nuk punohet

“Debati për shembjen e Teatrit Kombëtar është i pavlerë. Po prishen ca ‘dopolavoro’ fashiste”. Kështu deklaroi aktori Genti Kame në rubrikën ‘Opinion’ në “News24”.

 “Keqardhje për rrjedhën absurde të debatit aktorët kanë arritur deri në përçarje. Muret e teatrit, të ndërtuara nga një pushtues. Të gjithë janë dakord që duhet teatër i ri. Ende në Shqipëri nuk ka infrastrukturë moderne. Kur vijnë të huajt, teatri prezantohet me kokën ulur. Të gjendet formula për teatër pa shpenzime të tepërta. Kam qenë gjithmonë me idenë që duhet teatër i ri. Ky Teatër Kombëtar nuk më përfaqëson mua. Më duket i pavlerë ky debat i zgjatur. Ai teatër nuk i ka kushtet teknike. Ai është në një gjendje që nuk i përmbush standardet. Duhen parë të gjitha kushtet. Duhet të plotësohen kushtet për artistët dhe për publikun. Se kuptoj pse u fut ky debat në këtë rrugë. Nuk ka kërkuar njeri që të shembet teatri, por u bë një ofertë. Tirana është një qytet në zhvillim. Ne jemi komb që dimë të ndërtojmë. Qendra e Tiranës do të transformohet. Në Tiranë po prishen ca ‘dopolavoro’ fashiste”, tha Kame, shkruan ‘BalkanWeb’.



Djali i aktorit dhe regjisorit të njohur Gëzim Kame tregoi se babai i tij ishte pro shembjes së teatrit shumë vite më parë dhe vazhdon edhe sot të ketë po të njëjtin mendim.

“Gëzimi ka një histori tjetër të veçantë më këtë teatër. Ai ishte pro shembjes që në nisje, të shembjes së teatrit kombëtar. Ndaj Gëzimi tha stop; gjeni paratë dhe më pas e shembni. Ai donte që të kishte një garanci që të ndërtohej teatri i ri. Të gjithë aktorët, në fshehtësi, thonë se aty nuk punohet. Gëzimi sot është pro një teatri të ri”, tha Kame.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas