Kryesore, Media

“Të varet, të digjet”, komentuesit sulmojnë Ridvan Zykajn, mbyllet profili i tij në Facebook

Dënime nga më të tmerrshmet kanë artikuluar në masë qytetarët shqiptarë për 24-vjeçarin Ridvan Zykaj, autor i vrasjes së 8 njerëzve të një familje në fshatin Resulaj të Selenicës, të afërm të tij.

Nuk kishte ndodhur kurrë që ndërsa autori ndiqej nga policia me të gjitha mjetet e saj dhe qen pas ngjarjes që tronditi të madh e të vogël, të kthente përgjigje në profilin e tij në “Facebook”.



Mijëra njerëz kanë komentuar duke dënuar veprimin e tij, duke shpërndarë foton dhe paralajmëruar për të si një njeri të rrezikshëm.

“T’i presin mishin copa-copa dhe t’ia kripin”, “ta varin me kokëposhtë”, “të dënohet me vdekje”, “të varet në mes të sheshit”, “të digjet i gjallë” …janë këto deklaratat e qytetarëve të ndryshëm në rrjetet sociale apo kudo ku kanë mundësi të shprehen.

Edhe në emisionin e mëngjesit në News24 “Koha për t’u zgjuar”, pjesa më e madhe e shqetësimeve ishte për ngjarjen e Selenicës. Shqiptarët kishin harruar hallet e tyre dhe kanë kërkuar dënim maksimal për autorin që përveçse kreu një masakër të vërtetë gjeti kohë të tallej edhe në rrjetet sociale.
Por ndoshta lidhja e tij me internet mund të ketë ndihmuar policinë për ta lokalizuar më shpejt në zonën ku ishte fshehur.
Por pas disa orësh nga lumi i urrejtjes i derdhur karshi Ridvan Zykaj, llogaria e tij në “Facebook” është mbyllur, ndoshta nga policia apo nga raportimet mbi faqen.

PasPara

1 koment

  1. -PO FUTE DROGËN NË NJË SHTET DHE PO E LE KTË SHTET NË DUART E TOKSIKOMANËVE, KRIME E VRASJE DO NA DËGJOJNË VESHËT E DO NA SHOHIN SYTË.
    -UA PAT THËNË DIKUR KUNDËRSHTARËVE TË TIJ PABLO ESKOBARI NË KOLUMBI: PRISNI SE NUK KENI PARË GJË AKOMA (e vjedhur dhe e adoptuar prej kryeministrit albanistans)

Leave a Reply to MSUSI VIZATIMIT KRYEMINISTËËR!!! Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas