Kryesore, Rajoni

Të ushqehesh me 80 lekë në ditë, Shqipëria më e varfëra në rajon

Shqipëria është ndër vendet me të ardhurat më të ulëta në rajon.

Geraldo është 10 vjeç, por ngjan më i vogël. Kjo, e gjitha nga kequshqyerja. Jeton në një dhomë me një sipërfaqe më pak se 30 m.



Bashkë me familjen e tij, në ditë harxhojnë 500 lekë.

Nëna e tij shprehet për TCh:

Ne kursejmë se nuk kemi, as 5 mijë lekë në ditë nuk i hamë, jemi vet i gjashtë. Byrek gatuajmë më shumë, fasule edhe ndonjë kofshë që e blejmë në dyqan, ndonjë pilaf. Supës I hedh galinë në vend të mishit. Te mishi kursejmë”.

Sipas anketës së cilësisë së jetës së Komisionit Europian, 46% e shqiptarëve kanë blerë më pak mish nga sa kishin nevojë për të kursyer, si dhe 38% e tyre kanë blerë më pak fruta.

Në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe me vendet kandidate, Shqipëria mban vendin e parë e të ushqyerit pak për të kursyer, si familja Brahimllari që nuk blinin mish duke mbledhur para për t’u blerë fëmijëve librat shkollorë.

Pas Shqipërisë renditet Maqedonia, me 28% të anketuarëve që kanë blerë më pak fruta perime që të kursejnë dhe 35% në racionin e mishit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas