Sport

Të tjera probleme për Spalletti-n, trajneri i Interit gjobitet me 10 mijë euro

Java e parë e “Seria A” për Spalletti-n, trajnerin e Interit, nuk ka shkuar aspak mirë.

Skuadra e drejtuar prej tij është mundur minimalisht 1-0 nga Sassuolo, duke bërë që kundërshtarët të shkëputen 3 pikë që në start. Gjithsesi kjo nuk është pasoja e vetme.



Dje ai ka patur një ballafaqim me lojtarët ku nuk kanë munguar as të bërtiturat. Gjithsesi të rejat e fundit e nxijnë akoma edhe më shumë startin e Spalletti-t në “Seria A” për sezonin e ri.

Trajneri është gjobitur nga “Lega Seria A” me 10 mijë euro për shkak se sipas tyre ai ka ofenduar arbitrin e ndeshjes. Përveç gjobës është dhënë edhe një paralajmërim për numrin 1 të stolit të ziklatërve.

Ndërkohë, Walter Mazzarri, trajneri i Torino-s, gjithashtu ka marrë një paralajmërim pas gjesteve të tij në fushë teksa është ankuar për disa vendime në humbjen ndaj Roma-s.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas