Kronika, Kryesore

Shkojnë të ndërtojnë rrugën, mbetet i vrarë punonjësi i bashkisë, Mat. Plagosen dy të tjerë

Dy persona kanë vdekur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në Mat. Viktimat janë punonjës të bashkisë së Matit, të cilët kishin shkuar për të hapur një rrugë.

Dy punonjës të Bashkisë së Matit po drekonin në një lokal në fshatin Shelli, ku Bashkia po investonte në shtrimin e një rrugë.



Brenda në lokal, bashkë me dy punonjësit e Bashkisë ishte edhe një banor i zonës. Autori i krimit ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar me breshëri drejt tavolinës ku ishin këta persona.

Paraprakisht thuhet se, punonjësit e Bashkisë në Mat ndodheshin në vendngjarje për të zgjidhur një konflikt pronësie.

Ngjarja ndodhi në fshatin Shëlli, të Matit, ndërsa viktimat janë punonjës të bashkisë.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Forca policie vijojnë hetimet./Mapo.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas