Kryesore, Sport

“Të puthsha sytë”: Erdogan i telefonon Ozil pas largimit nga kombëtarja gjermane

Mesut Ozil ka marrë shumë lavdërime nga Turqia pas vendimit për largimin nga kombëtarja gjermane.

29-vjeçari ka marrë një telefonatë nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.



64-vjeçari tha të martën në Ankara: “I kam telefonuar mbrëmë. Sjellja e tij është patriotike dhe kombëtare. Ia puthsha sytë”.

“Unë e përkrah Mesutin për komentet e tij. Gjermanët nuk mund ta pranonin foton tonë të përbashkët”.

Ozil u kritikua ashpër për shkak të një fotoje me presidentin turk në Londër.

Pas disa javësh heshtje, ai deklaroi se tërhiqet nga ekipi kombëtar gjerman, duke sulmuar mediat dhe Federatën Gjermane të Futbollit për racizëm.

Gazetat e afërta me Erdoganin e kanë vlerësuar fort futbollistin turko-gjerman.

Gazeta konservatore Karar shkruante: “Ti nuk je vetëm, djalosh trim”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas